Dua Lipa: “Seksi duhet të jetë argëtues dhe i sigurt” – Ylli kosovar flet hapur për shëndetin seksual dhe HIV-in

by Nexhat

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, po përdor famën e saj jo vetëm për të dhuruar performanca mahnitëse gjatë turneut të saj “Radical Optimism”, por edhe për të ndërgjegjësuar publikun mbi shëndetin seksual dhe parandalimin e HIV-it.

Në një ndalesë të veçantë në The Abbey, në zemër të Hollywood-it Perëndimor, Lipa festoi Ditën e Parë Kombëtare të PrEP, në bashkëpunim me organizatën Mistr, e cila ofron qasje falas ose të përballueshme në PrEP – një trajtim parandalues që mbron trupin nga HIV-i.

banner

“Mendoj se seksi duhet të jetë argëtues dhe duhet të jetë i sigurt. Kënaqësia dhe mbrojtja nuk janë të kundërta, përkundrazi – ato shkojnë dorë për dore,” deklaroi këngëtarja gjatë eventit.

Pas performancës së hitit të saj “New Rules” dhe “Don’t Start Now”, Dua Lipa u bashkua në skenë me drag queens për një interpretim festiv të këngës “Houdini”, për të shënuar arritjen e Mistr: 10,000 persona në SHBA kanë nisur përdorimin e PrEP-it.

Në një intervistë për Rolling Stone, ylli i muzikës theksoi:

“Ka ende shumë stigmë rreth HIV-it dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Nëse mund ta çstigmatizojmë kujdesin shëndetësor dhe ta bëjmë më të hapur, atëherë ka shpresë që HIV-i të zhduket krejtësisht.”

Dua gjithashtu nënvizoi rëndësinë e vetëkujdesit si një akt dashurie ndaj vetes:

“Shpresoj që kujdesi për veten të mos konsiderohet më turp. Mendoj se kjo, në vetvete, është shumë seksi.”

Pjesëmarrja e saj në këtë iniciativë vjen si rezultat i bashkëpunimit me Tristan Schukraft, themelues dhe CEO i Mistr, një figurë kyçe në përpjekjet për të bërë PrEP-in të aksesueshëm për të gjithë, me apo pa sigurim shëndetësor.

“Ishte një kauzë e jashtëzakonshme. Ajo që po bën Mistr është e domosdoshme, sidomos në Amerikë,” tha Dua Lipa. “Jam me fat që më ftuat. Isha e lumtur që ndodhesha në qytet.”

Ky angazhim tregon një herë të tjera se Dua Lipa përdor famën e saj për të promovuar ndërgjegjësimin shëndetësor dhe për të luftuar stigmat rreth çështjeve të rëndësishme sociale, duke kombinuar muzikën me një mesazh të fuqishëm për komunitetin. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy