Hamasi ka lëshuar një deklaratë të re në minutat e fundit duke konfirmuar se ka dorëzuar në Kryqin e Kuq edhe dy trupa të tjerë, duke konkluduar se këto ishin të gjithë pengjet që kishte në “dorë”.
Hamasi thotë se nxjerrja e trupave të mbetur do të kërkojë “përpjekje të konsiderueshme dhe pajisje të specializuara”
Dorëzimi i trupave është konfirmuar edhe nga Izraeli, ku në një deklaratë, Ushtria bën me dije se do të marrë nga Kryqi i Kuq trupa të pengjeve të tjerë.
Hamasi ka kthyer tetë trupa gjatë kësaj faze të armëpushimit, por Izraeli thotë se testet e ADN-së konfirmuan se njëri nuk ishte peng. Kjo do të thotë se trupat e 19 pengjeve nuk janë kthyer ende