Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka nisur fazën kualifikuese për Euro 2026 me një humbje ndaj kampiones aktuale të botës, Francës.
Ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Nimes ka përfunduar me rezultatin 43:12 në favor të ekipit francez.
Kosovaret janë angazhuar maksimalisht, por nuk kanë arritur të rivalizojnë kundër një kundërshtare me shumë përvojë.
Selektori Agron Shabani ka aktivizuar të gjitha lojtaret në dispozicion, por kanë munguar disa prej lojtareve kryesore si Leonora Demaj, Mirela Gjikokaj, Dafina Mustafa, Albina Rugova dhe Fitore Aliu.
Më e suksesshmja në sulm për Kosovën ka qenë Merlinda Qorraj me gjashtë gola, ndërsa Arona Krasniqi ka realizuar dy, dhe Mirjeta Bytyqi, Xhesika Mehmetaj, Elisa Mulaj e Tina Hetemi nga një secila.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të dielën në Prishtinë, nga ora 17:15, kundër Kroacisë, në kuadër të grupit kualifikues për kampionatin evropian të vitit 2026