KQZ aprovon 15,600 pako me fletëvotime të diasporës, refuzon rreth 2,400

by informim peje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga diaspora dhe ka nisur vlerësimin e tyre në Kosovë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se janë tërhequr gjithsej 33,841 pako të supozuara me fletëvotime nga 23 kuti postare në 22 shtete të ndryshme dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

banner

“Sot ka filluar procesi i vlerësimit të këtyre pakove. Deri në orën 16:00 janë vlerësuar më shumë se 18 mijë pako, prej të cilave 15,600 janë aprovuar, ndërsa rreth 2,400 janë refuzuar, kryesisht për mungesë të dëftesës së regjistrimit,” tha Elezi.

Ai sqaroi se mungesa e këtij dokumenti, i cili përmban të dhëna unike të votuesit të regjistruar, është arsyeja më e shpeshtë e refuzimit të pakove me fletëvotime.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, KQZ do të publikojë numrin përfundimtar të pakove që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, si pjesë e rezultateve të votimit jashtë Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy