LEPOSAVIQ/ Gruaja kanoset nga burri, policia i gjen armë, municion, uniforma dhe pajisje të tjera ilegale

by Nexhat

Sot një grua ka raportuar në stacionin policor në Mitrovicën Veriore se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj dhe se i njëjti posedon armë.

Lidhur me rastin, njësitë policore kanë dalë në vendin ne ngjarjes ku kanë kontaktuar me të dyshuarin i cili e ka pranuar se posedon armë.

banner

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mekinice të Leposaviqit policia ka gjetur dhe konfiskuar:

3 Pushkë automatike AK-47

1 Pushkë ajrore

1 Revole

1 Shkrepës (në formë të Revoles)

55 Fishekë

1 Bajonetë

2 Thika

5 Karikatorë i armës AK-47

1 Karikatorë të revoles

1 Këllëf të revoles

1 Jakne ushtarake

2 Këmisha te policisë se Serbisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Ndaj personit të dyshuar ekziston urdhri mbrojtës lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë lidhur me një rast të mëhershëm i cili urdhër është në fuqi nga data 15.10.2024 deri sot me datë 15.10.2025.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari S.T 49 vjeç, është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Kanosje” , “Mospërfillja e urdhrit të gjykatës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Gjatë procesit të kontrollit të shtëpisë, prindi i të dyshuarit ka deklaruar se njëra armë AK-47, pushka ajrore, bajoneta dhe uniforma janë të tij.

Ndaj të dyshuarit N.T 70 vjeç është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, i njëjti pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

Policia Rajonale Mitrovicë Veri mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy