Një studim i fundit ka zbuluar se thjesht mbajtja në dorë e një fature nga ato të zakonshmet të dyqaneve mund të përbëjë rrezik serioz për shëndetin. Prekja e letrës termike për vetëm 10 sekonda mjafton që lëkura të përthithë nivele të dëmshme të kimikateve toksike, sidomos BPA – një substancë e lidhur me probleme hormonale, infertilitet, sëmundje të zemrës dhe madje edhe disa lloje kanceri.
Shumica e faturave të printuara përdorin letër termike, e cila përmban përbërës që reagojnë ndaj nxehtësisë. Pikërisht këtu qëndron problemi: këto kimikate nuk qëndrojnë në sipërfaqe, por kalojnë lehtësisht nëpër lëkurë dhe futen në qarkullimin e gjakut — veçanërisht kur duart janë të lagështa, me djersë apo të lyera me dezinfektues, çka rrit ndjeshëm thithjen.
Rreziku shtohet edhe më shumë nëse pas prekjes së faturës prekni ushqimin, fytyrën apo sytë. Punonjësit e arkave dhe ata që merren çdo ditë me fatura janë grupi më i ekspozuar, por edhe kontakti i shkurtër, i përsëritur çdo ditë, mund të ketë pasoja afatgjata.
Më shqetësuesja është se efektet e këtyre kimikateve nuk ndihen menjëherë. Ato grumbullohen gradualisht në trup, duke ndikuar në sistemin hormonal, metabolizëm dhe funksionin e organeve vitale.
Ekspertët këshillojnë që, sa herë është e mundur, të zgjidhni faturat elektronike. Nëse duhet patjetër të merrni faturën, përdorni doreza ose mos e prekni drejtpërdrejt me gishta./Daily Updates