“Liria ka një emër” — Veteranët e UÇK-së ftojnë shqiptarët: Bashkohuni në Tiranë për drejtësi

by engel

Të premten pasdite, më 17 tetor, sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të jetë qendra e një tubimi gjithëkombëtar nën moton “Liria ka një emër”. Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive nga të gjitha trevat shqiptare, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kryetari i organizatës, Hysni Gucati, në një deklaratë për mediat, theksoi se protesta ka për qëllim kërkimin e drejtësisë dhe jo përfitime politike. Ai kujtoi se Tirana u zgjodh si vendi i protestës për shkak të lidhjeve historike me themelimin e UÇK-së në vitet ’90, ku morën pjesë figura të njohura si Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe shumë dëshmorë të tjerë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

banner

“Organizimi ka nisur prej tre muajsh. Pas protestave në Prishtinë dhe në Hagë, tani thërrasim gjithë kombin në Tiranë. Ne jemi një popull, një gjuhë dhe një flamur. Kjo protestë kërkon drejtësi, jo politikë,” – u shpreh Gucati.

Protesta, që pritet të nisë në orën 17:00, është një apel për një proces të drejtë gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Një protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator, si pjesë e serisë së aktiviteteve që synojnë të sensibilizojnë opinionin publik për drejtësinë ndaj figurave të luftës së UÇK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy