Nëse ndiheni të dëshpëruar ose të dekurajuar nga ecja çdo ditë sepse ritmi juaj nuk është veçanërisht i shpejtë ose intensiv, mos u shqetësoni. Një studim i ri, i botuar në JAMA, sugjeron se është numri i përgjithshëm i hapave të ndërmarrë në ditë – jo numri i hapave në minutë – që shoqërohet me rrezikun më të ulët të vdekjes.
Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga 4,840 persona me një moshë mesatare prej 57 vjeç, të cilët morën pjesë në Anketën Kombëtare të Shëndetit dhe Ushqyerjes në Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrësit mbanin një pedometër, një pajisje që mat lëvizjen, ose numrin e hapave në minutë – për rreth 14 orë në ditë për një mesatare prej 5.7 ditësh dhe u ndoqën për rreth 10 vjet.
Rezultatet treguan se krahasuar me 4,000 hapa, 8,000-12,000 hapa në ditë shoqëroheshin me shkallë më të ulët vdekjeje gjatë periudhës së studimit, duke përfshirë kancerin dhe sëmundjet e zemrës.
Megjithatë, studiuesit zbuluan se për ata që bënin më shumë hapa çdo ditë, një shkallë më e lartë hapash për minutë nuk e uli ndjeshëm më tej rrezikun.
Autorët vërejnë, së fundmi, se janë të nevojshëm kërkime shtesë për të hetuar këtë korrelacion, megjithatë, duket se orientimi kryesor duhet të jetë te numri më i madh i hapave në ditë dhe jo te shpejtësia e tyre.