Lionel Messi, ‘yll; i Inter Miamit dhe kapiten i Argjentinës, ka tërhequr sërish vëmendjen me një projekt të veçantë jashtë fushës së lojës. Së bashku me markën që e sponsorizon, ai ka prezantuar edicionin e dytë të fushatës “Messi+10”, në të cilën ka zgjedhur personalisht dhjetë futbollistët e rinj më të talentuar të momentit në botë.
Zgjedhjet e Messit kanë ngjallur debat, pasi mungojnë disa emra të bujshëm si Lamine Yamal i Barcelonës dhe Franco Mastantuono i Real Madridit. Në krye të listës, ai ka vendosur bashkëkombësin e tij Nico Paz, që aktualisht luan në Itali me skuadrën e Comos dhe është formuar në akademinë e Real Madridit.
Pas tij renditen Kendry Páez (Strasbourg), Rio Ngumoha (Liverpool), Mohamed Kader Meïté (Rennes), shqiptari Brajan Gruda (Brighton), Mika Godts (Ajax), Andrey Santos (Chelsea) dhe Rodrigo Mora (Porto).
Në këtë përzgjedhje janë përfshirë gjithashtu edhe dy futbolliste: Clara Serrajordi e Barcelonës dhe Lily Yohannes e Lyonit, duke reflektuar dëshirën e Messit për të promovuar talentet e reja si në futbollin e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave.