The Guardian: Anulimi i turpshëm që Putini ia bëri samitit arab sinjalizon rënien e ndikimit në Lindjen e Mesme

by Nexhat

Samiti për Gazën i Trumpit mund t’i tregojë Rusisë se sa shumë e ka dëmtuar lufta në Ukrainë pozitën e saj ndërkombëtare

Kur Vladimir Putini njoftoi për herë të parë se do ta priste një samit “Rusi–Bota Arabe”, Kremlini imagjinonte që udhëheqësit e rajonit do të fluturonin drejt Moskës për të diskutuar mbi sigurinë rajonale dhe marrëdhëniet energjetike, me liderin rus në krye.

banner

I njoftuar në prill dhe i përgatitur për muaj të tërë, samiti ishte planifikuar për të mërkurën, i menduar si një demonstrim i ndikimit të qëndrueshëm të Moskës në Lindjen e Mesme dhe si dëshmi se ajo mbetet larg izolimit pavarësisht sanksioneve perëndimore.

Por Putini u detyrua ta anulojë atë pasi vetëm një numër i vogël liderësh, përfshirë presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa, dhe kreun e Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, konfirmuan pjesëmarrjen e tyre, shkruan The Guardian.

Në vend të kësaj, të hënën, vëmendja globale u përqendrua në Egjipt, ku udhëheqësit botërorë u mblodhën për një “samit paqeje” për Gazën – me Rusinë dukshëm të munguar.

Në Sharm el-Sheikh, Donald Trump iu bashkua Abdel Fatah al-Sisit të Egjiptit për t’i mirëpritur krerët e shteteve nga e gjithë Lindja e Mesme dhe Europa ndërsa ata nënshkruan një traktat të shumëpritur për Gazën, me udhëheqës që shtyheshin për t’u fotografuar pranë presidentit amerikan.

Ndërsa analistët thonë se Moska nuk pritej ta luante ndonjë rol të madh në procesin e paqes për Gazën, mungesa e saj në Egjipt theksoi një realitet që Kremlini ngurron ta pranojë: ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, ndikimi i saj në Lindjen e Mesme – prej kohësh i paraqitur si kundërpeshë ndaj atij të Perëndimit – po zbehet, shkruan Guardian,

“Roli diplomatik i Rusisë në Lindjen e Mesme është dobësuar si pasojë e luftës në Ukrainë”, tha Hanna Notte, një eksperte me bazë në Berlin për politikën e jashtme ruse. “Kur bëhet fjalë për zhvillimet e mëdha, lojtarët kryesorë të rajonit nuk i drejtohen më Moskës”.

Samiti në Egjipt gjithashtu nxori në pah një ndryshim në rajon, ku shumë udhëheqës tani janë përqendruar në forcimin e marrëdhënieve me Trumpin, teksa frustrimi i Washingtonit po rritet ndaj refuzimit të Putinit për ta përfunduar luftën në Ukrainë.

Pothuajse për një dekadë, Lindja e Mesme ka shërbyer si skena e rikthimit të shumëdëshiruar të Putinit në rëndësinë globale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy