Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë një takim sot me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Takimi do të mbahet në orën 14:05 në sallën C301 të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, njofton Zyra e Kryeministrit.
Ky takim vjen pas letrës së dërguar në gusht nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ku theksohej se përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare do të shmangnin takimet zyrtare me Qeverinë e Kosovës, derisa të formoheshin institucionet e reja pas zgjedhjeve të parakohshme.