Zbulohet paga e Bajram Begajt si konsulent tek ‘Acibadem’. A e shkeli Presidenti Kushtetutën?

by Nexhat

Partia Demokratike teksa nisi sot procedurat për shkarkimin e presidentit Barjam Begaj, denoncoi se ky i fundit ka shkelur Kushtetutën, duke u angazhuar në një veprimtari private gjatë kohës që ushtron detyrën si kryetar shteti. Me zë dhe figurë, kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nga Kryesia e Kuvendit, denoncoi se presidenti punonte ‘pasdite’ si mjek në klinikën private turke, Acibadem.

Por si rezulton e vërteta? BalkanWeb në një kërkim të thjeshtë në faqen zyrtare të ‘Open Spending Albania’, ka konstatuar të dhënat. Në formularin e deklarimit të pasurive, të vitit 2023, të zotit Begaj, në seksionin e të ardhurave dhe angazhimeve në veprimtari publike/private, rezulton një deklarim i pagesës prej 1605.52 euro nga spitali Acibadem. Në të njëjtin seksion, janë listuar dhe të ardhurat nga Presidenca, në formën e pagës dhe të dietave

banner

Por çfarë përcakton Kushtetuta? Duke iu referuar nenit 89 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë asnjë detyrë tjetër, përveç detyrës së presidentit dhe detyrave honorifike, pa pagesë. “Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.”, citohet në nen.
Kujtojmë se Bajram Begaj mori detyrën e presidentit të Republikës më 24 korrik të vitit 2022.

Neni

Teksa PD nisi procedurat për shkarkimin e Begajt, i shpejtë ishte reagimi nga PS-ja. Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një komunikim me gazetarët i doli në mbrojtje Begajt, ndërsa doli garant se ai nuk kishte shkelur Kushtetutën dhe se nuk do të shkarkohej!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy