Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka pritur në takim ambasadorin e ri gjerman Rainer Rudolph. I pari LDK-së i ka uruar fillimin e mandatit ambasadorit, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e detyrës dhe misionit të tij.
Abidixhiku ka vlerësuar lart marrëdhënien e shkëlqyer mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe, ka informuar ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend.
Postimi:
Sot prita në takim njohës ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.
E urova për fillimin e mandatit të tij në vendin tonë dhe i dëshirova sukses në përmbushjen e detyrës së re dhe misionit të tij diplomatik.
Vlerësova lart marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët.
Gjatë takimit, e informova ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, duke ndarë edhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi këto çështje.
Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike.
Ambasadorit të ri, i urova fat e mbarësi në mirëmbajtjen dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes të dy shteteve.