John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump, i cili më vonë u bë kundërshtar i tij, është akuzuar nga një juri federale në Maryland, sipas dy burimeve.
Bolton, i cili ka qenë nën hetim për trajtim të paligjshëm të informacioneve të klasifikuara, bëhet armiku i tretë politik i profilit të lartë i Trumpit që akuzohet brenda më pak se një muaji.
Sipas burimeve për CNN, ai dyshohet se ka ndarë informacione shumë të klasifikuara me gruan dhe vajzën e tij përmes email-it.
Burime të mëparshme i kishin thënë CNN-it se një pjesë e hetimit të Departamentit të Drejtësisë përqendrohet në shënimet që ai mbante për vete në një llogari emaili të AOL — herë pas here duke shkruar përmbledhje të aktiviteteve të tij si shënime ditari — gjatë kohës që punonte për Trumpin.
Agjentët e FBI-së kanë ekzekutuar një urdhër kontrolli në shtëpinë e Boltonit në Maryland dhe në zyrën e tij në Uashington, DC, këtë verë. Agjentët sekuestruan disa dokumente të etiketuar “sekret”, “konfidencial” dhe “të klasifikuar”, përfshirë disa që lidhen me armët e shkatërrimit në masë, sipas dokumenteve gjyqësore.
Bolton pritet të dorëzohet vetë të premten