Ali Ahmeti paralajmëron revoltë mbareshqiptare nëse Haga dënon krerët e UCK-së

by Nexhat

Ali Ahmeti, lideri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ka paralajmëruar Gjykatën Speciale në rast  dënimi të krerëve të UCK-së. Në një intervistë në Frontal, Ahmeti ka thënë se askush nuk mund ta kontrollojë revoltën shqiptare nëse Specialja në Hagë dënon Thaçin dhe të tjerët.

“Është mëse e vërtetë që askush nuk mund të jap garanca që njerëzit e pakënaqur, njerëz që kanë qenë në vijat e frontit bashkë me ta, që kanë ndarë të keqën dhe të mirën bashkë. Këtë garancë askush nuk mund ta jap. Nuk mund ta jap as unë – se mund të ketë grupe të tilla që mund të grumbullohen për ta shprehur revoltën e tyre sepse nuk është revoltë që dikush mund ta kontrollojë”, ka thënë lideri i BDI-së.

banner

Ai ka thënë se vet akuza që i bëhet UCK-së, është fyrje për kombin shqiptarë. “Sepse ta akuzosh UCK-në se është ndërmarrje e përbashkët kriminale është një fyerje jo për ushtrinë por për kombin në tërësi jo vetëm për Kosovën por për tërë kombin shqiptar”, ka thënë Ahmeti në Frontal

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy