Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u panë sot në Mitrovicë të Veriut.
Pamjet janë publikuar nga mediumi lokal Kossev.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se FSK-ja është futur gabimisht.
Sipas Elshanit, pjesëtarët e FSK-së u përgjigjën se kishin gabuar vendndodhjen dhe menduan se ishin në Mitrovicën e Jugut.
“Na thanë se e kishin gabuar vendndodhjen dhe se mendonin se ishte Mitrovica Jugore”, ka thënë Elshani