Bastisje në Gjakovë: Sekuestrohet kokainë dhe municion, ndalohen dy persona

by informim peje

Policia e Gjakovës, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, ka realizuar një bastisje në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë, që ka rezultuar me sekuestrimin e substancave narkotike dhe armëve të paligjshme.

Sipas njoftimit zyrtar, bastisja është kryer nga Njësia e Hetimeve për Trafikim me Narkotikë, me asistencën e njësive tjera të Policisë së Gjakovës. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

banner

5.71 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë

Një pushkë ajrore

23 fishekë të një revolveri

Dy (2) peshore

Dëshmi të tjera relevante për rastin

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë. Dy personat e dyshuar janë ndaluar me vendim të prokurorit për një afat prej 48 orësh dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprën:
“Blerje, shitje ose posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy