Duket se një re gri ka rënë mbi njërin prej çifteve më të dashur të Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi dhe Leonard Gashi. Çifti që fitoi zemrat e publikut brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, sot po përballet me thashetheme për një ndarje të mundshme.
Prej disa ditësh, në rrjetet sociale mungojnë postimet e përbashkëta të dyshes, ndërsa fansat kanë vënë re edhe një detaj tjetër që ka ndezur alarmin: fshirjen e fotove të përbashkëta nga të dy profilet e tyre në Instagram. Ky veprim ka mjaftuar që ndjekësit të dyshojnë se marrëdhënia e tyre nuk po kalon ditët më të mira te tyre.
Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar zyrtarisht, por heshtja dhe “pastrimi” i fotove flasin vetë. Megjithatë, kënga “Vuj” e Leos, ku në videoklip shfaqet edhe Lela vazhdon të jetë ende e publikuar në YouTube, ndoshta si kujtim i një periudhe të bukur që mund të ketë marrë fund.
Pavarësisht fshirjeve, Lela dhe Leo ende ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, gjë që ka shtuar dyshimet se ndoshta nuk bëhet fjalë për ndarje përfundimtare, por për një krizë kalimtare.
A është kjo një lojë, një krizë apo fundi i vërtetë i romancës së tyre?
Koha do ta tregojë…