Më 18 tetor në Tiranë do të organizohet protestë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale.
Analisti Dibran Hoxha, ka thënë në “Pressing” të T7, se Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të fshihet prapa petkut institucional që nuk ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë.
Ai thotë se LVV ndërhyn në gjitha llojet e gjykatave në Kosovë.
“VV-ja mshefet mbrapa kësaj, sepse VV nuk mundet në pafundësisht me na nxjerr një lloj argumenti të 2025 që ju kam thënë atëherë mos me ngucni tash, unë ju kam thënë që gabim e keni pas. Por, ka ndodhur shumë gjëra në pesë vitet e fundit që lidhen me procesin atje e ti nuk mundesh me pas qëndrim të ngurtë për 10 vjet ku situata ka ndrru. VV nuk mundet me thënë shko Hashim, nuk mundet me qenë kundër fuqizimit nëse ka qenë kundër shfuqizimit të saj në 2017, edhe nuk mundet me u mshef brenda petkut institucional me thënë ne si Qeveri nuk mundemi me ndërhy në sistemin e drejtësisë, nëse ky është parim ti poshtë e naltë këtu ndërhyn me gjykatë kushtetuese, supreme dhe të gjitha nivelet e gjykatave”.