Analisti Blerim Latifi duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale tha se “është dashtë me sakrifiku në mënyrë që me u ruajtë partneriteti me SHBA-në”.
Latifi tha në Pressing në T7 se Gjykata Speciale është bërë përmes presionit të SHBA-së.
“Gjykata Speciale është kriju drejtpërdrejtë përmes presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurrë Kosova nuk do ta themelonte Gjykatën Speciale nëse do të ishte thjeshtë kërkesë e Bashkimit Europian. Ka qenë kërkesë direke, është bërë me presion sistematik të SHBA-së”, tha Latifi në Pressing,
“Nëse nuk e kishim themelu kemi pas rrezik më humb mështetjen e partneritetin me SHBA-në, pra na u ka thënë decidivisht kemi me ju izolu, kemi me humb partneritetin, s’keni me pas mbështetjen tonë nëse nuk veproni në përputhje me kërkesën tonë”, shtoi ai.
“Pra është dashtë me sakrifiku vetën që me u ruajtë partneriteti i SHBA-së, i cili është partneritet ekzistencial”, tha Latifi