Gjiganti francez e dëshiron Endrickun në huazim, madje qysh në janar

by Nexhat

Real Madrid dhe Olympique Marseille ishin shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje gjatë verës për huazimin e Dani Ceballos në Ligue 1, dhe tani gjiganti francez është ndër disa skuadrat e interesuara për një tjetër lojtar të madrilenëve.

Sulmuesi brazilian Endrick Felipe mbetet një pikëpyetje nën drejtimin e Xabi Alonsos, pasi u rikuperua nga dëmtimi muajin e kaluar.

banner

Sulmuesi 19-vjeçar është një nga tre lojtarët që nuk janë aktivizuar fare këtë sezon nga Alonso, së bashku me portierin rezervë Andriy Lunin dhe mbrojtësin e majtë Ferland Mendy, i cili sapo është rikthyer në stërvitje këtë javë.

Endrick u rikthye në pankinë më 20 shtator kundër Espanyolit, por aty mbeti edhe në katër ndeshjet e radhës ndaj Levantes, Atletico Madridit, Kairat Almaty dhe Villarrealit, pa marrë asnjë minutë loje.

Sipas “ESPN”, gjiganti francez, Marseille ka pyetur për një huazim të mundshëm të Endrick në muajin janar.

Po ashtu, raportohet se nuk është kontakti i vetëm që Real Madridi ka marrë për lojtarin, dhe pritet të ketë interesime të tjera të ngjashme.

Kjo ndjek linjën e verës së kaluar, kur “Los Blancos” i sugjeruan Endrickut se mund të ishte më mirë për të të kërkonte minuta loje diku tjetër në huazim këtë sezon.

Megjithatë, sulmuesi adoleshent nguli këmbë të luftonte për vendin e tij nën drejtimin e Alonsos, pas një sezoni ku u përdor rrallë nga Carlo Ancelotti.

I njëjti raportim shton se Endrick dhe stafi i tij besojnë se çështja e huazimit nuk është për t’u shqyrtuar tani, por mund të merret në konsideratë më vonë.

Dy muajt e ardhshëm, deri në pushimin e Krishtlindjeve, do të ndihmojnë për të kuptuar më mirë se ku e sheh Alonso rolin e Endrickut në planet e tij.

Shfaqja në skenë e Gonzalo Garcia Torres gjatë Kupës së Botës për Klube ka sjellë konkurrencë për rastet e rralla kur Kylian Mbappe nuk aktivizohet si numri nëntë.

Duket e vështirë që si Endrick ashtu edhe Garcia të kenë mjaftueshëm minuta për t’u zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme këtë sezon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy