Gjykata e Lartë rrëzon për herë të dytë kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga burgu

by Nexhat

Gjykata e Lartë në Tiranë ka rrëzuar sot rekursin e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë. Kreu i Partisë së Lirisë kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg”, por kjo kërkesë u refuzua nga trupa gjykuese.

Kjo është hera e dytë që Gjykata e Lartë refuzon një kërkesë të tillë nga Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar, në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

banner

Më 29 gusht, SPAK shpalli përfundimin e hetimeve dhe çoi për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy