Kovac: Dortmund është i gatshëm për sfidën e vështirë ndaj Bayern

by Nexhat

Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, ka thënë se ekipi i tij ka besim para ndeshjes së radhës kundër Bayern Munich, pavarësisht se skuadra bavareze ka fituar dhjetë ndeshje radhazi në të gjitha garat.

Dortmund nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon në Gjermani dhe Evropë dhe aktualisht renditet i dyti në Bundesliga, katër pikë pas Bayern.

banner

“Jemi të fortë në këtë moment, dhe kjo është baza për të pasur sukses. Natyrisht, e dimë formën e Bayern”, ka thënë Kovac.

Ai ka shtuar se Dortmund duhet të luajë futboll dhe nuk duhet të  mendojë të mbrohet.

“Nëse shkon me frikë në Munich, do të jetë shumë e vështirë. Ata shënojnë katër gola për ndeshje, por edhe ne kemi cilësi në sulm dhe duhet t’u bëjmë presion”, ka thënë Kovac.

Ndeshja e së shtunës është pjesë e një serie prej gjashtë ndeshjesh jashtë fushe në shtatë takimet e ardhshme të Dortmundit, duke përfshirë edhe përballjet në Champions League ndaj Copenhagen dhe Manchester City

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy