Kryeministri palestinez Mohammad Mustafa në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, ka diskutuar hapat e nevojshëm për rindërtimin e Gazës.
Ai ka thënë se programi pesëvjeçar vlerësohet të kushtojë mbi 67 miliardë dollarë (49 miliardë paund),dhe do të mbulojë strehimin, shërbimet sociale, infrastrukturën, ekonominë dhe qeverisjen, raporton BBC,
Mustafa thotë se pritet që partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë ta mbështesin atë, duke shtuar se Egjipti shpreson të thërrasë një “konferencë për rindërtimin e Gazës” në Kajro muajin e ardhshëm.
“Qeveria e Palestinës riafirmon se qeverisja efektive në Gaza është një shtyllë thelbësore e rimëkëmbjes dhe stabilitetit”, u tha Mustafa pjesëmarrësve.