Lista Srpska pretendon se hyrja gabimisht e FKS-së në Veri shkaktoi trazira e rriti tensionet: Provokim i rrezikshëm

by Nexhat

Hyrjen gabimisht të disa automjeteve të FSK-së në një rrugë në veri të vendit, Lista Srpska po mundohet ta paraqesë si “provokim të rrezikshëm” dhe ekzagjeroi se prezenca e tyre atje rriti tensionet.

“Arritja e sotme e anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Mitrovicën e Veriut pa miratimin e komandantit të KFOR-it dhe pa pëlqimin e qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës ka shkaktuar trazira në mesin e popullit serb dhe ka rritur tensionet. Ky veprim përfaqëson një provokim të rrezikshëm dhe të qëllimshëm, që synon destabilizimin e situatës në terren dhe shkaktimin e frikës dhe trazirave në mesin e popullit serb”, pretendoi kjo parti.

banner

Policia e Kosovës dhe vetë FSK-ja reaguan shpejt për ta sqaruar se hyrja e konvojit të FSK-së ndodhi gabimisht.

“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, thuhet në njoftimin për media të FSK-së.

Lista Srpska ka kërkuar nga KFOR që “të rrisë vigjilencën dhe praninë e forcave të tij në të gjitha zonat serbe në veri, me qëllim parandalimin e përpjekjeve të reja për veprime të njëanshme dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve”.

“Është e qartë se regjimi në largim në Prishtinë po përpiqet të provokojë tensione dhe konflikte në këtë mënyrë, me qëllim largimin e vëmendjes së publikut nga dështimet e tij dhe rritjen e pozicionit të tij të lëkundur politik në mesin e votuesve të tij”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy