Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari që kërkohet për vjedhje të rëndë.
Postimi:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit që shihet në video, na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]
Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192