Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave: Qeveria Kurti bllokoi fondet e komunave në Kosovë

by informim peje

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë joqeveritare me seli në Bruksel, ne raportin e saj të fundit për Kosovën, kur flet për nivelin komunal, thekson se pushteti i Vetëvendosjes bllokoi komunat që udhëhiqen nga partitë e tjera.

Pretendime të tilla kishte alarmuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

banner

Ndërkohë që ankesa të ngjashme ndaj Qeverisë Kurti, herë pas here kishin pasur edhe kryetarët e Komunave tjera.

“Në nivel lokal, ndërkohë, Vetëvendosje kontrollon vetëm gjashtë nga 38 komunat e Kosovës, përfshirë vetëm një qytet me rëndësi (Gjilani). Duke mos u besuar institucioneve jashtë kontrollit të saj, partia ka mbajtur fonde nga qeveritë komunale dhe ka penguar donatorët ndërkombëtarë që synojnë t’i ndihmojnë ato drejtpërdrejt. Qeveria gjithashtu bllokoi rinovimin e një projekti të madh që mbështet qeverisjen komunale, i financuar nga BE-ja, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, i cili ishte në funksion që nga viti 2014.”, thuhet në raport.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy