Kuvendi i Shqipërisë këtë të enjte po zhvillon seancën plenare. Seanca nisi në orën 10:00. Partia Socialiste gjatë seancës ka rrëzuar kërkesën e parë të opozitës për mocion me debat për programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Për mocionin votuan 73 deputetë kundër.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij theksoi se kërkesat e opozitës janë të mangëta. Sipas tij kërkesat nuk janë të plota pasi opozita nuk do të bëjë debat. Ai shtoi se nuk pranon asnjë kërkesë që bie në kundërshtim me rregulloren.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë seancës i bëri thirrje kreu të Kuvendit, Niko Peleshi të japë dorëheqjen. Shehaj theksoi se në 8 seanca nuk është zbatuar rendi i ditës siç është caktuar.
Ai shtoi se në rast se ai si kryetar nuk është në gjendje të zbatojë urdhrin e tij atëherë duhet të japë dorëheqjen. Sipas tij 8 seanca janë të mjaftueshme për të treguar se është i aftë për këtë detyrë.
Gjatë seancës ka mbajtur fjalën e tij edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai u përfshi në debatin për Kosovën duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama si shërbëtor të Vuçiç. Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ndal tek mungesa e një rezolute për Kosovën.
Ai u shpreh se ai nuk ka parë në program asnjë fjalë për Kosovën. Sipas tij mos miratimi një rezolutë për gjenocidin në Kosovë është turp për publikun. Balla gjithashtu ka konfirmuar në Kuvend se kryeministri Edi Rama nuk do të jetë ditën e premte në protestë. Balla shtoi se arsyeja është se, sipas tij, prezenca e Kryeministrit do të politizonte marshimin. /euronews.al