Me ftesë të Sekretares për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, u mbajt takimi i radhës i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, ku mori pjesë edhe ministri në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Në këtë takim, nën udhëheqjen e Shabana Mahmood, Sekretare për Punë të Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, përmes tri sesioneve të punës u prezantuan angazhimet e Republikës së Kosovës në fushën e bashkëpunimit rajonal të sigurisë.
Ministri Sveçla theksoi se, pavarësisht sfidave, Republika e Kosovës ka shënuar suksese të vazhdueshme në forcimin e bashkëpunimit rajonal, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë, luftimin e grupeve kriminale dhe parandalimin e krimeve ndërkufitare.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe aktive në Procesin e Berlinit, duke kontribuar në thellimin e bashkëpunimit rajonal mbi parimet e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Sveçla.