Po vazhdon verifikimi i votave në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Siç tregohet në faqen e KQZ-së deri më tash janë verifikuar 78.10% të votave.
Bazuar në rezultatet e deritashme Arian Tahiri i PDK-së ka 49.71% të votave. Ndërkaq Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje 46.12% të votave.
Gëzim Plakolli i LDK-së 3.41%, ndërsa Qazim Nimani 0.76%
