Arifi: VLEN-i instrument i Kurtit e Mickoskit siç është Lista Serbe e Vuçiqit

by Nexhat

Analisti Avni Arifi, ka thënë se partia VLEN në Maqedoni të Veriut është projekt i krijuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të cilin tha se ia ka dorëzuar kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoskit.

Sipas Arifit, me VLEN-in, Mickoski po i lufton politikisht shqiptarët dhe interesat e tyre në Maqedoninë e Veriut.

banner

“VLEN-i është bërë një mashë për shkatërrimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Këtë, Mickoski e ka dhuratë prej Kurtit. Përndryshe, Mickoski është i vetmi kryeministër në Evropë me të cilin Kurti ka raporte të mira dhe e ka aleat”.

“Dhe ardhja e VLEN-it në pushtet e ka cenuar gjuhen shqipe në Maqedoni të Veriut, po i heq gradualisht shqiptarët prej pozicioneve shtetërore dhe duke e defaktorizuar faktorin politik shqiptar”, tha Arifi në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, Arifi u shpreh se VLEN-i është instrument i Kurtit dhe i Mickoskit për Maqedoninë e Veriut, njëjtë siç është Lista Serbe në Kosovë si instrument i presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit.

“A po përzihet tash Kurti apo jo, nuk ka rëndësi. Ata e kanë krijuar një monstrum, që për bindjen time është monstrum i quajtur VLEN, ia ka dhënë Mickoskit dhe Mickoski po e përdor bashkë me maqedonasit”.

“Ajo çka është Lista Serbe në Kosovë si instrument i Vuçiqit, është VLEN-i instrument i Kurtit dhe Mickoskit për Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy