Bosnja e vetmja në rajon pa lëvizje të lirë me Kosovën – shkon në Samitin e Berlinit me njollën e izolimit për shkak të RS-së

by Nexhat

Përfaqësuesit e Bosnjë dhe Hercegovinës do të marrin pjesë javën e ardhshme në samitin e liderëve të Procesit të Berlinit në Londër, por edhe këtë herë vendi do të shkojë me një njollë të qartë – si e vetmja nga vendet e Ballkanit Perëndimor që ende nuk lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve me Kosovën.

Arsyeja kryesore për këtë bllokadë është kundërshtimi nga përfaqësuesit politikë të entitetit Republika Srpska, të cilët refuzojnë të ratifikojnë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të letërnjoftimeve mes Bosnjës dhe Kosovës. Edhe pse marrëveshja është nënshkruar në nëntor 2022 në kuadër të Procesit të Berlinit dhe do të mundësonte lëvizjen pa viza mes dy vendeve, ajo është bllokuar nga vetoja e përfaqësueses së RS në Presidencën e BeH, Zheljka Cvijanoviq.

banner

Kuvendi i Republika Srpska e ka mbështetur këtë veto, duke pamundësuar që marrëveshja të dërgohet për ratifikim në Parlamentin shtetëror të Bosnjës.

Ndërkohë, Kosova ka marrë vendim të njëanshëm që nga 1 janari 2025 të lejojë qytetarët e BeH të hyjnë në territorin e saj vetëm me letërnjoftim.

Pavarësisht se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ajo tashmë ka pranuar këtë marrëveshje për lëvizjen me letërnjoftime – duke e lënë Bosnjën si të vetmen që nuk ka zbatuar këtë pjesë të Procesit të Berlinit.

Ky ngërç politik izolon Bosnjën nga tregu i përbashkët rajonal dhe pengon thellimin e bashkëpunimit në kuadër të nismës evropiane për integrimin e rajonit, që ka për qëllim lëvizjen e lirë, bashkëpunimin ekonomik, njohjen e diplomave dhe kualifikimeve profesionale. REL

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy