Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka dhënë lajme jo të mira për tifozët blu të premten, duke konfirmuar se mesfushori yll, Cole Palmer, do të mungojë për të paktën gjashtë javë për shkak të një lëndimi në ijë.
Sipas Marescas, rikthimi i Palmer pritet të ndodhë vetëm pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit.
“Po bëjmë gjithçka për të mbrojtur Cole sa më shumë që të jetë e mundur. Më e rëndësishmja është që të rikthehet në formën e tij më të mirë. Stafi ynë mjekësor nuk është magjik, shpresojmë që gjashtë javë do të mjaftojnë”, ka thënë Maresca.
Lajmi vjen në një moment të vështirë për Chelsean, e cila pritet të përballet me një seri ndeshjesh të vështira dhe me mungesa të rëndësishme në skuadër.
Përveç Palmer, Maresca konfirmoi se edhe mbrojtësi Benoit Badiashile do të jetë jashtë deri në dhjetor, ndërsa Levi Colwill dhe Liam Delap mbeten ende të dëmtuar për një periudhë më të gjatë.
Në anën pozitive, kapiteni Reece James është rikuperuar plotësisht, ndërsa Enzo Fernandez, Joao Pedro dhe Moises Caicedo do të vlerësohen në stërvitjet e ardhshme për një rikthim të mundshëm.
Cole Palmer ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Chelsea sezonin e kaluar, duke realizuar 18 gola.
Mungesa e tij pritet të ndikojë ndjeshëm në skuadër gjatë kësaj periudhe kritike.