Çmimet e produkteve esenciale, si vaji, qumështi e vezët bashkë me ushqime të tjera po vazhdojnë të shënojnë ngritje në Kosovë. Bashkë me to është ngritur edhe kostoja e shërbimeve të tjera.
Qytetarët ankohen se pagat i kanë të ulëta për t’i përballuar këto çmime. Ndërsa njohësit e ekonomisë paralajmërojnë se muajt në vijim çmimet do të ngrihen edhe më shumë.
Nga produktet bazë ushqimore, deri te shërbimet e tjera, çmimet muaj pas muaji po shënojnë ngritje.
Qytetarët sivjet janë përballur me një valë të re të ngritjes së çmimeve.
Në prill çmimet e konsumit shënuan ngritje për 3%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa, 4.7% ishte ngritja e çmimeve në shtator të 2025-s, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit që lamë pas.
Njohës të ekonomisë paralajmërojnë ngritje të çmimeve edhe në muajt në vijim.
Beqiri ka treguar edhe çfarë ka ndikuar në këtë ngritje të çmimeve.
Përfaqësues të bizneseve tash e një kohë kanë paralajmëruar ngritje të çmimeve, e kjo si pasojë e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në shtator të këtij viti çmimet e mishit janë ngritur për 12.1%, ato të qumështit, vezëve e djathit për 8.8%, kafes e çajit për 14.2%.
Ngritje kanë pësuar edhe çmimet e mallrave dhe shërbimeve te tjera.