Gara për Asamblenë e Pejës, numërohen mbi 70 % të votave – këta janë kandidatët që po prijnë nga LDK, VV dhe partitë e tjera

by informim peje

Në Komunën e Pejës, procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale është ende duke vazhduar ndërsa sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë procesuar 101 nga gjithsej 140 vendvotime, që përfaqësojnë 72,14 % të tërësisë së votave.

Bazuar në rezultatet e përditësuara të KQZ-së, në garën për kryetar të Pejës, i pari radhitet Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 45,79%, e i cili pasohet nga Taulant Kelmendi i VV-së, me 28.51% të votave të grumbulluara.

banner

Nga vendvotimet e proceduara të QKN-së në Pejë, Lidhja Demokratike e Kosovës, prin edhe në garën për Kuvendin Komunal.

Pesë më të votuarit e LDK-së në garën për asamblenë komunale janë: Gazmend Muhaxheri me 11,349 Vota, Rexhep Kurtbogaj me 915 Vota, Agron Nikçi me 607 Vota, Petrit Loci me 603 vota dhe Naser Gega me 577 vota.

Nga VV-ja listën me vota e kryeson bartësi i saj, Berat Ganiqi me 6,209 Vota, Mubera Belegu me 367 vota, Besnik Zeqiraj me 343 vota, Bujar Agusholli me 337 vota dhe Valbona Taraku me 319 vota.

Në listën e AAK-së më i votuari është bartësi i saj Arbër Grabovci me 5,919 Vota, pasuar nga Naim Bytyqi, Shaban Ramaj, Labinot Panxha dhe Hidajete Krasniqi.

Nga PDK-ja më i votuari është Arta Nallbani me 2,955 vota, pasuar nga Edonjeta Berisha, Leotrim Murtezaj, Fatime Shala dhe Bashkim Podrimqaku.

Rezultatet mund t’i gjeni në këtë  link.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy