Pamje të reja nga aksidenti i rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren

by informim peje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren. Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku i ndodhur mëngjesin e sotëm mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

banner

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, tha Krasniqi.

Mediumi lokal Tv Besa ka sjell pamje të reja nga vendi ku ndodhi aksidenti. Aty shihet autoambulanca dhe policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy