PEJË/ U konfiskuan dy AK-47 dhe rreth 150 fishekë, Policia jep detaje për rastin ku sot u plagosën dy persona

by Nexhat

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me plagosjen e sotme në Pejë, ku dy persona u lënduan dhe një tjetër është arrestuar nën dyshim për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hasan Murati”, pranë Qendrës së Paraburgimit në Pejë, rreth orës 16:15.

banner

Policia njofton se dy persona të tjerë pësuan lëndime nga arma e zjarrit dhe u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Policia ka sekuestruar dy armë të gjata AK-47, dy revole, 142 fishekë dhe 16 gëzhoja si prova materiale. Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Njësiti i hetimeve rajonale, në bashkëpunim me prokurorin, po vazhdon hetimet intensive për rrethanat e ngjarjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy