Protesta në Tiranë, Presidenti Begaj pret Ali Ahmetin: UÇK bën krenar çdo shqiptar

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, priti sot në një takim Ali Ahmetin, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Ahmetit si një nga themeluesit e UÇK-së, duke theksuar se pjesëmarrja e tij në tubimin e sotëm krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetjen unanime të shqiptarëve ndaj luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës.

banner

“UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar. Ajo është pjesë thelbësore e historisë sonë, sepse bëri një luftë të drejtë ndaj padrejtësisë shekullore,” – u shpreh Presidenti Begaj, duke nënvizuar se UÇK-ja ka pasur gjithmonë mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, pasi ishte një organizatë çlirimtare dhe jo okupatore.

Gjatë bisedës me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, u diskutua edhe për roli e faktorit shqiptar në rajon, bashkëpunimin ndërmjet subjekteve politike shqiptare dhe unitetin për çështjet që lidhen me identitetin kombëtar, paqen, sigurinë dhe integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj garantoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj faktorit politik shqiptar në rajon, duke theksuar përkushtimin për të ndihmuar përpjekjet që synojnë sigurimin e një jete më të mirë për qytetarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy