Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Në një prononcim për mediat, Rama u shpreh i bindur se drejtësia do të fitojë dhe se ish-drejtuesit e UÇK-së do të lirohen shumë shpejt.
“Unë besoj në drejtësi, besoj në liri dhe besoj se ata janë të pastër, besoj në pastërinë e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata duhet që të qëndrojnë të fortë sepse do të lirorohen shumë shpejt”, tha ai.