Ylli amerikan i Milan, Christian Pulisic, ka pësuar një lëndim gjatë miqësores që Shtetet e Bashkuara e kanë fituar 2-1 kundër Australisë.
Pulisic është detyruar të largohet nga fusha para minutës së tridhjetë, pasi mbrojtësi australian Jason Geria e ka prekur nga pas gjatë një dueli. Ai është kthyer në Itali një ditë më vonë, ku u është nënshtrua ekzaminimeve mjekësore.
Klubi italian ka njoftuar se skanimi MRI ka konfirmuar një lëndim të lehtë dhe se lojtari do të rivlerësohet pas rreth 10 ditësh. Kjo do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Fiorentina.
Lëndimi i Pulisic vjen rreth tetë muaj para fillimit të Kupës së Botës që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ku pritet të jetë një nga lojtarët kryesore të turneut për tifozët amerikanë.
Aktualisht, ai është golashënuesi më i mirë i Serie A bashkë me Riccardo Orsolini e Bologna, me nga katër gola secili