“Qeveria e Kurtit, të dorëhiqet” – Frrok Çupi: Protesta ‘pro-UÇK’ dëshmoi peshë të madhe dhe unitet kombëtar

by engel

Mijëra qytetarë shqiptarë u mblodhën këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej” të Tiranës në një protestë madhështore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ndodhen në paraburgimin e Hagës nën akuza që konsiderohen të padrejta.

Protesta, e cila u zhvillua në mënyrë paqësore dhe me pjesëmarrje të gjerë nga qytetarë të ardhur nga mbarë trojet shqiptare, u cilësua nga analisti Frrok Çupi si një manifestim i fuqishëm qytetar dhe shtetformues.

banner

Në një prononcim për edicionin informativ, Çupi theksoi se kjo protestë tregoi unitetin kombëtar dhe orientimin e qartë të shqiptarëve drejt vlerave perëndimore dhe integrimit europian.

“Mesazhi që përcillet ka një peshë shumë të madhe. Ka peshën e së drejtës, është shumë e rëndësishme dhe qytetëruese. Është një manifestim pro shtet.
E dyta, tregon kombin shqiptar të unifikuar dhe orientimin e tij drejt Perëndimit.
Së treti, dëshmon se kombi ynë është i vendosur të radhitet drejt BE dhe Uashingtonit. Kjo nis nga Tirana, si kandidate e rëndësishme për në BE. Për mua është një mision i madh që hedh poshtë maskat e patriotëve të rremë dhe poshtërimet që i janë bërë vendit tonë duke e konsideruar të egër,” – deklaroi Çupi.

Analisti foli edhe për mungesën e përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës në këtë manifestim, duke u shprehur kritik ndaj qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij.

“Qeverisja e Kosovës rron nën frikën e çlirimtarëve. Të kesh frikë nga themelet e shtetit tregon se je jashtë. Qeveria e Kosovës duhet të japë dorëheqjen. Është dëshmuar se ajo nuk ka lidhje me moralin e luftës, të fitores dhe të varreve të dëshmorëve. Kjo qeveri nuk ekziston. Gjatë gjithë kohës kanë qenë bashkëpunëtorë të pushtuesit,” – u shpreh Çupi.

Në përfundim, ai shtoi se shqiptarët, pavarësisht sfidave dhe tradhtive historike, kanë treguar forcë dhe qëndrueshmëri, duke mbetur të bashkuar në kauzën e drejtësisë dhe të dinjitetit kombëtar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy