Njohësi i çështjeve politike, Arben Ratkoceri ka thënë se komplet aparatura shtetërore e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është në garë kundër kreut të BDI-së, Ali Ahmetit.
Duke folur për zgjedhjet lokale që mbahen të dielën atje, ai tha se është me rëndësi se kush me kë garon në votimet e 19 tetorit.
“Është me rëndësi ta kemi të qartë kush me kë po garon, e kam fjalë gjithmonë për komunat shqiptare. Komplet aparatura shtetërore e Mickoskit është në garë kundër Ali Ahmetit. Pra, janë grumbulluar maqedonasit dhe një pjesë e shqiptarëve kundër Ahmetit dhe dy partive të tjera më të vogla”.
“Në historinë politike maqedonase kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, shtoi Ratkoceri në Rubikon të Klan Kosovës,
Ai mes tjerash ka komentuar për siç tha heshtjen e kryeminisrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti në këtoi zgjedhje të Maqedonisë së Veriut.
“Duket, Kurti sikur është penduar se çka ka bërë në zgjedhjet e kaluara. Nuk ka pasë asnjë reagim prej tij, as publik dhe ato takimet e famshme që i mbante para zgjedhjeve, pra,përkrahte publikisht”.