Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar mbi 2 mijë gjoba trafiku në të gjithë vendin, duke reflektuar një nivel të lartë të shkeljeve të rregullave në komunikacion.
Sipas raportit 24-orësh të publikuar nga Policia, janë regjistruar gjithsej 70 aksidente trafiku, prej të cilave 37 me dëme materiale, ndërsa 33 të tjera me të lënduar.
