Ana de Armas i thotë lamtumirë Tom Cruise – Çfarë ndodhi?

by informim peje

Tom Cruise dhe Ana de Armas i kanë dhënë fund romancës së tyre, por në mënyrë miqësore. Burime për The Sun thonë se ata e kanë kuptuar se funksionojnë më mirë si shokë dhe nuk ka pasur konflikte mes tyre.

Gjithçka mes tyre ka qenë e qetë dhe ata synojnë të ruajnë një marrëdhënie të mirë miqësore.

banner

Gjatë lidhjes, çifti u bë shumë i komentuar: pushime luksoze në Menorca, udhëtime me avion privat, pjesëmarrje në ditëlindjen e David Beckham dhe në koncertin e Oasis në Wembley.

Tom madje i kishte dhuruar Anës një parfum të dizenjuar posaçërisht për të.

Aktorja kishte shprehur dëshirën për të krijuar familje, por pa përmendur se kjo lidhej me Cruise.

Edhe pse romanca ka marrë fund, ata do të vazhdojnë të shihen, pasi janë bashkë në xhirimet e filmit “Deeper”, me regji nga Doug Liman. Asnjëri nuk ka komentuar publikisht, por Cruise ka folur me admirim për Anën, duke e quajtur “brilante dhe me aftësi të jashtëzakonshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy