Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në komunën e Graçanicës, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në veprimtari korruptive gjatë zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor.
Sipas njoftimit zyrtar, hetimet kishin nisur menjëherë pas ditës së votimit, ndërsa më 17 tetor është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, shtetas kosovar, për veprën penale “dhënie ose marrje ryshfeti në procesin zgjedhor”.
Me vendim të prokurorit të rastit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse në rast janë përfshirë edhe persona të tjerë.
Rasti është regjistruar nga Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës.