Shqipëria dhe Kosova regjistruan fitore të rëndësishme pak ditë më parë, njëra kundër Serbisë e tjetra kundër Suedisë. Secila me pozita të forcuara në grupet e saj kualifikuese në Botërorin 2026, por që ende kanë rrugë për të bërë drejt kualifikimit, ku së pari u mbetet detyrë të sigurojnë pjesëmarrjen në “play-off”.
Nga ana tjetër, ky sukses i fundit i përfaqësueseve shqiptare në eliminatoret e Kupës së Botës ka sjellë forcim të pozitave në ranglistën e FIFA-s, e kjo do të thotë shumë për futbollin tonë kombëtar.
Kosova duket se ka më shumë kualitete të rinj, sidomos në mesfushë e në sulm, kurse Shqipëria ka një mbrojtje të fortë që jep siguri, por i duhet të punojë më shumë me sulmin. Sidoqoftë, Broja po rikthehet dhe pak nga pak po e merr veten dhe Manaj shpërthen edhe atëherë kur nuk e pret. Daku e Uzuni japin shpirtin në fushë kur e do puna. Sa i takon Kosovës, ajo ka një kon tigjent shumë cilësor, me lojtarë që luajnë në ligat e forta dhe elementë të rinj të perspektivës, por edhe një sulmues veteran si “Pirati” Vedat Muriqi që ka peshë në skuadër.
Pozitat e Kosovës, Italia e trembur Mediumi Italian
“Foot ball-Italia” ka shkruar të premten për kundërshtarët e mund shëm të Italisë në “play-off”-in kualifikues për Kupën e Botës 2026, nëse “azzurrët” mbesin në vendin e dytë në grupin kuali fikues. Italianët kanë përmen dur kundërshtarë të ndryshëm, por vëmendje të veçantë në shkrimin e publikuar i kanë kushtuar edhe “Dardanëve” të udhëhequr nga përzgjedhësi Franko Foda.
“Kosova është një tjetër kundërshtare potenciale e “play-off”-it pas fitores së madhe 1:0 ndaj Suedisë në ndeshjen e fundit kualifikuese. Rezultati ka bërë që Kosova të mbetet në vendin e dytë të Grupit B, me tri pikë prapa Zvicrës, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje.
Nëse Kosova e shmang disfatën në vizitën te Sllovenia në ndeshjen e ardhshme kualifikuese, do ta siguronte vendin e dytë në grup. Kosova ka dy fitore ndaj Suedisë, shtetit që synonte kualifikimin direkt për në Botëror. Suedia e ka Aleksander Isakun dhe Viktor Xhiokeresin në sulm, por ata nuk arritën ta thyejnë mbrojtjen e bashkuar të Kosovës. “play off”-i kundër Italisë do t’i ofronte Kosovës një tjetër mundësi për ta mposhtur njërën prej vendeve më të mëdha të futbollit në botë dhe do të ishte marrëzi të nënvlerësoheshin shanset e saj”, ka shkruar “Football-Italia”.
Jasir Asani bëhet protagonist në Iran, vjen goli i tretë
Sulmuesi Jasir Asani e ka realizuar golin e tretë këtë edi cion në elitën e futbollit iranian. Asani të premten ia siguroi fitoren skuadrës së Esteghlalit. Esteghlali në kuadër të xhiros së shtatë e mposhti në shtëpi 1:0 skuadrën Mes Rafsanjan. Reprezentuesi i Shqipërisë, Asani, golin e fitores e realizoi në minutën e 11-të. Ai luajti deri në minutën e 89-të. 30-vjeçari Asani krahas tri golave të shënuar ka kontribuar edhe me një asistim. Sulmuesi i krahut ishte i ftuar për ndeshjet që Shqipëria i luajti ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Ndaj Serbisë qëndroi në stol, kurse në ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë luajti vetëm në pjesën e parë.