FSK: Përmbyllen kurset e stafit dhe drillit me mbështetjen e ushtrisë Amerikane

by engel

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj ishte këtë javë qendra e transformimit ushtarak. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi përfundimin e suksesshëm të dy kurseve thelbësore, të organizuara nga ekipet e Ushtrisë së SHBA-ve (SATMO).

Kursi i parë, “Kursi për Staf të Betejës”, trajnoi Nënoficerët e Stafit të FSK-së për Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake (PVMU), duke rritur aftësinë e tyre për të udhëhequr operacionet në nivel batalioni dhe brigade.

banner

Në të njëjtën kohë, “Kursi për Rreshter të Drillit” përgatiti instruktorë efektivë, të cilët do të jenë përgjegjës për kthimin e rekrutëve të rinj në ushtarë të disiplinuar, fizikisht të përgatitur dhe të aftë taktikisht.

Përmbyllja e këtyre trajnimeve dëshmon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe shënon një hap kyç në ndërtimin e një FSK-je moderne dhe profesionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy