Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka refuzuar ankesën e paraqitur nga Izraeli kundër vendimit që mbështet lëshimin e urdhër-arresteve për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Galland.
Në nëntor të vitit të kaluar, GJNP kishte konfirmuar se ekzistojnë “baza të konsiderueshme” për të besuar se Netanyahu dhe Galland janë “penalisht përgjegjës” për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të dyshuara në Rripin e Gazës.
Ky vendim shkaktoi reagime të ashpra nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat vendosën sanksione ndaj disa gjyqtarëve të gjykatës. Netanyahu e cilësoi vendimin “antisemit”, ndërsa presidenti i atëhershëm amerikan, Joe Biden, e quajti “skandaloz”.
Në maj të këtij viti, Izraeli kërkoi pezullimin e urdhër-arresteve në pritje të një apeli për çështjen e juridiksionit, por më 16 korrik GJNP e hodhi poshtë kërkesën, duke theksuar se “nuk ekziston asnjë bazë ligjore” për një vendim të tillë.
Një javë më vonë, Izraeli kërkoi leje për të apeluar përsëri vendimin, por trupi gjykues deklaroi se “çështja, ashtu siç është formuluar nga Izraeli, nuk është e apelueshme”.