LDK i thotë ‘JO’ bashkëqeverisjes me LVV: Nuk e votojmë Kurtin kryeministër për shkak të ‘keqqeverisjes’ dhe keqsjelljes ndaj aleatëve

by engel

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar vendosmërinë e saj për të refuzuar çdo mundësi koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) të Albin Kurtit.

Pavarësisht ftesave publike për bashkëpunim drejtuar partisë që udhëheq Lumir Abdixhiku, LDK nuk do t’i bashkojë votat me Kurtin për shkak të asaj që e cilëson si ‘keqqeverisje’ dhe dëmtim të raporteve ndërkombëtare.

banner

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, deklaroi se refuzimi është i prerë.
“Jo, ne nuk do ta votojmë. Që nga fillimi i hapave për konstituimin e Kuvendit, ne i kemi refuzuar të gjitha ftesat për koalicion, sepse mendojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e gatshme të qeverisë me LVV-në,” tha Guri.

Ai argumentoi se qeverisja e LVV-së gjatë mandatit të kaluar “ka qenë keqqeverisje në të gjitha dikasteret dhe ministritë”.

Përveç performancës qeverisëse, LDK thekson si arsye kryesore dëmtimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

“Për LDK-në njëri prej misioneve kryesore është mbajtja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, ndërsa këta [LVV] gjatë katër viteve i kanë dëmtuar shumë interesat tona… Kosova është nën sanksione. Ne nuk do të kontribuojmë në vazhdimin e një qeverisjeje prej LVV-së,” shtoi Guri.

Kujtojmë se Albin Kurti mori mandatin për krijimin e qeverisë së re nga Presidentja Vjosa Osmani më 11 tetor dhe i mbeten edhe tetë ditë afat për të siguruar 61 votat e nevojshme në Kuvend. Me refuzimin e LDK-së, detyra e Kurtit për të krijuar shumicën qeverisëse vështirësohet dukshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy