Pacolli reagon pas vendimit të gjykatës: Aeroporti i Vlorës do të përfundojë në afat dhe do të jetë një krenari kombëtare

by informim peje

Aksioneri kryesor në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës Behgjet Pacolli ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke u shprehur se aeroporti po vjen dhe do të përfundojë brenda afatit kontraktual. Pacolli shprehet se falë kontributit të kryeministrit Rama, vepra po shndërrohet në një “boutique aeroport”, që do të kthehet në një “krenari kombëtare”.

“Aeroporti i Vlorës po vjen! Aeroporti i Vlorës (investimi me i madh privat ne infrastrukture publike) po përfundon brenda afatit kontraktual dhe po merr formën e një prej aeroporteve më modernë, më funksionalë dhe më të bukur në gjithë rajonin. Falë edhe vizionit dhe kontributit personal të Kryeministrit Rama, veçanërisht në drejtim të zgjidhjeve estetike dhe dizajnit të brendshëm, kjo vepër po shndërrohet në një “boutique aeroport” – unik në llojin e vet dhe krenari kombëtare”.

banner

Reagimi i Pacollit vjen një ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë pranoi padinë e Valon Ademit, aksionerit në minorancë në Aeroportin e Vlorës, duke vendosur pezullimin e çdo vendimi të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

Përfaqësuesi i kompanisë 2A Group, aksionere në minorancë në koncesionin e aeroportit të Vlorës, e akuzon Pacollin për mashtrim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy